Gjirokastër, 7 gusht, NOA – Një fluks i madh shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit, kanë pushtuar këto ditët e fundt pikat kufitare në vend, duke kërkuar që të kthehen në atdhe për të kaluar pushimet, sikundër të shumtë janë edhe ata që po i drejtohen Greqisë apo Italisë, pasi kanë kaluar pushimet këtu në muajin korrik.
Sipas të dhënave të konfirmuara për agjencinë e Lajmeve NOA, vetëm paraditen e sotme mbi 12 mijë shqiptarë kanë hyrë në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.
Ndërkaq, bëhet me dije se në Kapshticë rradha e makinave në pritje për të kalur kufirin grek arriti sot deri në 3 kilometra. Radhët e gjata janë si për të hyrë në tokën shqiptare, por edhe në atë greke.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë ditës së sotme nga pala shqiptare po punohet me 9 sportele në hyrje, ndërsa pala greke po punon me 3 sportele në dalje.
n.e/NOA