English

Gjendet droga e veçantë “ayahuasca”, përdorej nga amerikanët latinë

Romë, 8 gusht, NOA - Emri i saj do të thotë “verë e shpirtit” dhe nuk është asgjë tjetër veçse një drogë e lëngshme, e quajtur ayahuasca, e cila përdoret nga shamans në ritet magjike të Amerikës Latine.

Policia e ka gjetur atë në Romë, në shtëpinë e një 36-vjeçari, i arrestuar me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarje të tyre. Në apartamentin e tij, autoritetet zbuluan edhe disa doza të hashashit dhe marijuhanës, plus dhe 3 shishe të ayahuasca. Policët e San Lorenzo në Lucina tashmë ishin vënë në dijeni se personi i arrestuar ishte kthyer në burimin kryesor të shpërndarjes së drogës dhe prej kohësh ishin duke e vëzhguar atë.

Në shumë pak kohë të gjitha dyshimet u kthyen në siguri për autoritetet dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia, përveç drogës, ka konfiskuar 2 mijë e 500 euro në kesh, 3 mijë euro në çek të cilat do të ishin pagesë për korrierin dhe një peshore bilanci.

Drogë për tu pirë, drogë mistike. Këto janë disa emra që ka marrë ayahuasca.

Përbërësi kryesor aktiv i “verës së shpirtit” është dimetiltriptamina, e cila është e pranishme në lëndët e fuqishme narkotike haluçinogjene.

Në praktikë, ky është një lëng i cili përftohet nga tharja e një bime hardhie, e cila pasi zihet për shumë orë përfton një lëng të trashë dhe të hidhur. Efekti psikik i saj zgjat rreth 20-30 minuta në qoftë se tymoset, ndërsa po u mor në formën e një pije efekti i saj zgjat për të dy, madje tre orë, duke e bërë këtë eksperiencë akoma më mistike dhe të kërkuar. r.b/NOA

KOMENTE