English

Gjermania mbyll ambasadën në Rusi

Berlin, 7 gusht, NOA - Për shkak të zjarreve në pyje, të cilat vazhdojnë të përhapen në Rusi, Ministria e Jashtme gjermane këshillon të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme në rajonet e prekura nga zjarri.

Kjo vlen në veçanti për persona që vuajnë nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe për fëmijët.

Për shkak të ndotjes së lartë me smog, është mbyllur përkohësisht edhe ambasada gjermane në Moskë.

Sipas të dhënave të autoriteteve përqëndrimi i gazrave helmues në ajër është rritur në mënyrë drastike.

Autoritetet ruse këshillojnë në radhë të parë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkaq zjarret e pyjeve janë shtrirë deri në zonën e kufirit me Bjellorusinë dhe Ukrainën, rajon ky i ndotur nga radioaktiviteti pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986. Ministri rus i Mbrojtjes Civile, Sergej Shoigu, paralajmëroi se zjarret mund të shkaktojnë ngritjen në ajër të pluhurit të ndotur me radioaktivitet në zonën e Brjanskut.

NOA/DV

KOMENTE