English

Hungaria në krizë ekonomike, por nuk pranon politikat e FMN

Budapest, 7 gusht, NOA - Hungaria e zhytur thellë në borxhe, nuk pranon t'i lejojë asnjë ndikim në politikën e saj ekonomike Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në sfondin e polemikave aktuale me FMN-në dhe BE-në, sekretari i shtetit Mihaly Varga tha se qeveria e tij dëshiron t'i japë fund politikës së kursimeve. FMN-ja nuk ka qenë deri tani e aftë të propozojë një terapi efektive për rimëkëmbjen e buxhetit.

Pak kohë më parë Hungaria vendosi një taksë për bankat, vendim i cili shkaktoi shqetësim në tregjet financiare ndërkombëtare.

Edhe Banka Qendrore Evropiane shprehu shqetësim. Bisedimet për ndihma të tjera në kredi në shumë prej 20 miliardë eurosh, janë ndërprerë pasi qeveria në Budapest nuk pranon kërkesat e FMN-së dhe BE-së.

NOA

KOMENTE