Prishtinë, 7 Gusht, NOA - Brenda vitit 2010, Kosova parashikohet që të ketë një uhstri të sajën, ndërsa deri tani ajo mbikqyret ushtarakisht nga UNMIK, përfaqësia e Kombeve të Bashkuara në territorin e saj.
Në këtë mënyrë, krijimi dhe ndërtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), mbetet një sfidë e autoriteteve kosovare dhe pushtetit në Prishtinë.
Ndërkaq, analistët ushtarakë të shtetit më të ri të botës, vlerësojnë se Kosova në një të ardhme do të ketë nevojë për ushtrinë e saj.
Kapacitetet e plota operative të Forcës së Sigurisë synohen të arrihen gjatë vitit 2012, proces ky që është planifikuar bashkërisht me komandën e paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë.
n.e/NOA