English

Më shumë se 800 vatra zjarresh në Rusi

Moskë, NOA - Në shumë rajone të Rusisë qindra mijëra zjarrëfikës, ushtarë dhe vullnetarë luftojnë kundër zjarreve shkatërrimtare. Në të gjithë vendin Ministria për Mbrojtjen civile numëron 840 zjarre në pyje.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani nga flakët kanë humbur jetën 52 vetë. Organizatat humanitare në Rusi thonë se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Në Moskë tymi helmues nga zjarret përreth kryeqytetit po bëhet gjithnjë e më i dendur.

Ministria e Jashtme gjermane këshillon të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme në rajonet e prekura nga zjarri.

Kjo vlen në veçanti për persona që vuajnë nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe për fëmijët.

Zjarret e pyjeve janë shtrirë deri në zonën e kufirit me Bjellorusinë dhe Ukrainën, rajon ky i ndotur nga radioaktiviteti pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986. Ministri rus i Mbrojtjes Civile, Sergej Shoigu, paralajmëroi se zjarret mund të shkaktojnë ngritjen në ajër të pluhurit të ndotur me radioaktivitet në zonën e Brjanskut.

NOA/DV

KOMENTE