English

Një vit nga masakra e Dritan Dajtit, përkujtohen 4 policët e rënë në aksionin fatal

Lexoni: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë

Tiranë, 7 gusht, NOA – Një vit më parë, vendi u trondit nga një masakër e rëndë që morie jetën e 4 policëve në shërbim dhe sot, në përvjetorin e parë të rënies së tyre në krye të detyrës, të gjithë kanë provuar një notë pikëllimi për ta.

Bëhet fjalë për dëshmorët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari e Kastriot Feskaj, të cilët ranë në operacionin e organizuar në Durrës për kapjen e të shumëkërkuarit nga policia, Dritan Dajti.

Shtëpitë e tyre sot kanë hapur dyert për të pritur njerëzit që donin t’i ngushëllonin në këtë përvjetor pa bijtë e tyre.

Ndërkaq, mësohet se ditën e hënë, autoritetet shtetërore do të zhvillojnë ceremoninë përkujtimore për katër 'Dëshmorët e Atdheut' të rënë në krye të detyrës.

Nga ana tjetër, Dritan Dajti aktualisht ndodhet në spitalin e burgut, për shkak se është paralizuar në njërën këmbë, pas plagosjes në masakren e 7 gushtit të vitit të kaluar.

n.e/NOA

Lexoni edhe: Spekulime për Dajtin te "Hakmarrja", flet Orik Shyti: Berisha ka ndryshuar taktikë
KOMENTE