English

Sarkozi kundër minoriteteve, nis shembjen e kampeve rome

Paris, 7 Gusht, NOA – Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka dalë kundër kampeve të paligjshme të romëve, duke urdhëruar prishjen e tyre.

Kështu, bëhet me dijeni nga mediat vendase se në Francë ka nisur çmontimi i këtyre të romëve, pas një urdhri të nxjerrë nga Sarkozi për heqjen e qindra kampeve të tilla.

Ky është aksioni i parë që zhvillohet kundër tyre që kur presidenti Sarkozi njoftoi një javë më parë planin për të mbyllur 300 kampe ilegale në tre muajt e ardhshëm.

Urdhëri i pallatit Elize u dha si kundërpërgjigje ndaj sulmit që u bë muajin e kaluar ndaj një stacioni policie në qytetit Lugina Lërua, nga një grup romësh.

Policia sot boshatisi një kamp në qendër të qytetit Sant Etien, ku popullsia rome jetonte aty me kasolle të improvizuara dhe tenda të ngritura që prej muajit maj. n.e/NOA

KOMENTE