Paris, 7 gusht, NOA – Këshilli Federal i Federatës Franceze të Futbollit ka vendosur të padisë pesë lojtarë të ekipit kombëtar të Francës pasi bojkotuan stërvitjen gjatë kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Mësohet se ata janë Nicolas Anelka, Patrice Evra, Franck Ribery, Jeremy Toulalan dhe Eric Abidal; që të gjithë të akuzuar për fyerje të rënda ndaj trajnerit Raymond Domenec.
“Domenech duhet të ndihet i turpëruar, kjo sidomos kur nuk i zgjati dorën Parreiras. Dhe më pas akuzohem unë që nuk e respektova? Unë nuk respektojë kamikazë, në qoftë se Raimond kërkonte vetëvrasjen, duhej ta bënte i vetëm dhe jo me ne lojtarët”, - këto ishin fjalët tepër të ashpra të sulmuesit francez, Anelka, në drejtim të ish-teknikut të tij Raimond Domenech.
“Do të më pëlqente që Domenech të tregonte të vërtetën mbi fjalët që unë kam përdorur”, - përfundoi ai duke pohuar se ajo çka është publikuar në revistën “L’Equipe”, nuk është aspak e vërtetë.
n.e/NOA