English

Taksë hyrje për evropianët në SHBA, reagon BE

Bruksel, 7 gusht, NOA - Bashkimi Evropian ka kritikuar ashpër taksën e re të hyrjes prej 14 dollarësh që duhet të paguajnë të gjithë evropianët, të cilët hyjnë pa vizë në SHBA. Komisionerja BE-së Cecilia Malmstrom njoftoi në Bruksel se do të shqyrtojë nëse kjo është në përputhje me marrëveshjet dypalëshe.

Udhëtarë nga shumë vende të BE-së, edhe nga Gjermania, duke filluar nga 8 shtatori duhet të paguajnë për lejen e hyrjes në SHBA, e cila deri tani merrej falas përmes aplikimit në internet.

Sipas të dhënave të autoriteteve amerikane, dhjetë dollarë nga taksa shkojnë në një fond për stimulimin e turizimit dhe katër dollarë për mbulimin e kostove të sistemit elektronik. Kush nuk e merr këtë leje hyrjeje në internet, duhet të jetë i paisur me një vizë edhe më të shtrenjtë në pasaportën e udhëtimit.

NOA

KOMENTE