Ohër, 7 gusht, NOA - Teatri i Qytetit të Stambollit është grupi i ftuar në festivalin “Vera e Ohrit”. Grupi teatror do të vërë në skenë pjesën e poetit të mirënjohur turk, Ozen Julla, me titull “Vendi në mes të botës” në regji të Nurullah Tunxher.
“Vendi në mes të botës”, ka si temë kryesore dashurinë përmes veprës poetike të autorit, mëton të zbulojë të gjitha sekretet dhe dobësitë e njeriut përmes lojës dhe gjuhës skenike, për të prekur dhe promovuar idetë kozmopolite.
Regjisori Nurullah Tunxher, është i mirënjohur si njeri-person altruist dhe njeri që mëton të lidhë e bashkojë artistët e mbarë botës.
Është i gatshëm që me qetësinë e tij të zbërthen çdo qelizë të tendencave conservative dhe politike, duke shpërndarë idenë e promovimit të risive dhe gjërave ndryshe.
Në shfaqjen “Vendi në mes të botës”, regjisori, Nurullah Tunxher, paraqet monologjet, ku veç gjuhës turke do të përdoren dhe gjuhët e tjera: shqip, arabisht, anglisht, maqedonisht, frengjisht etj, përmes paraqitjes skenike të aktorëve.
Nga ana tjetër, aktorët paraqesin ndjenjën e orjentimit dhe principeve narrative europiane, duke shfrytëzuar dhe përdorur edhe elementet e të shprehurit tradicional turk, të estetizuar me një vizualitet të përkryer të një drame bashkëkohore antike.
Nurullah Tunxher në këtë pjesë teatrore e karakterizon pikërisht vizualiteti, efektet e përkryera të dritave, e bën spektatorin të kalojë nga një ëndërr në tjetrën deri në botën e imagjinuar. Këto efekte skenike, arrihen përmes efekteve dhe lëvizjeve koreografike të zanave-shojzavalleve, me një koreografi të Gjergj Prevazit.
Skenën jo rrallë e përshkon edhe “urtakja me shkop” (plaka e urtë), që jep kahje zhvillimeve në skenë.
Ëndrra e tufave të shpezëve, pulëbardhave, albatrosëve etj, kalojnë nëpër ëndërrat e grave, të ushqyera me zjarr, ku “gjaku kërkon gjak”. Gratë i zgjedhin ëndërrta e tyre dhe përmes tufës së shpendëve dhe vizualitetit skenik, krijojnë mitin e tyre për fatin e vet.
Vlen të theksohet se në këtë pjesë teatrore, pos tjerash luajnë edhe aktore të njohura turke nga serialet e shumta që transmetohen në ekranet e shumë televizioneve në Maqedoni, si p.sh “Një mijë e një net”. Tomris Inxhir (Nadidan-vjehrra e Sheherzades) dhe Melahat Abasova- Mihribani.
Në rolet tjera u paraqitën: Burxhu Çoban, Erasllan Sagllam, Esra Ronabar, Ezgi Sumer Jollxhu, Ezgim Kiliniç, Husein Korogllu, Irem Arsllan Ajdin, Nurdan Kalinaga, Pelin Budak, Pinar Ajgun, Umran Inxheoglu dhe Jonxha Inalegilmezbash..
Trupës së Teatrit të Qytetit të Stambollit, Drejtoria e Festivalit ia dorëzoi monografinë “50 Vjet Festivali Vera e Ohrit”, ku janë përfshirë edhe paraqitjet e Teatrit të Qytetit të Stambollit.
NOA/INA