Mynih, 7 gusht, NOA - Ashtu siç u bë e ditur disa ditë më parë nga mediat gjermane, Thomas Mueller ka zgjatur kontratën e tij me skuadrën e Bajernit të Munihut dhe për dy vite të tjera deri në 2015.
“Jemi mjaft të lumtur që e ardhmja e këtij lojtari do të vazhdojë tek klubi ynë”, - komentoi presidenti i skuadrës gjermane, Karl-Heinz Rummenigge.
Mueller, 20 vjeç, ka arritur në dalë në formacionin e parë të Bajernit falë zgjedhjes së Van Gaal në sezonin e kaluar dhe duhet theksuar se ka zhvilluar një botëror të shkëlqyer me përfaqësuesen gjermane dhe u cilësua si lojtari më i mirë nga të rinjtë.
“Kjo është shtëpia ime dhe jam tepër i lumtur që do të qëndroj dhe për pesë vjet të tjera tek skuadra e Bajernit”, - tha Mueller.
r.b/NOA