English

Vriten 8 amerikanë dhe gjermanë në Afganistan

Afganistan, 7 gusht, NOA – Të paktën 10 persona janë vrarë sot në Afganistan. Sipas mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për gjashtë shtetas gjermanë, dy amerikanë dhe dy përkthyes afganë, të cilët janë ekzekutuar në provincën e Badakhshan.

Ende nuk dihet nëse masakra është bërë nga talebanët që operojnë në këtë zonë. Ndërkohë që nga hetimet e para të ushtrisë mendohet se mund të ketë qenë një vraje që ka ardhur pas grabitjes.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se viktimat mund të jenë ekzekutuar nga një bandë hajdutësh.

Lajmi është konfirmuar dhe nga shefi i policisë lokale, Aqa Noor Kintoz.

NOA/ANSA

KOMENTE