English

Afganistan, vriten pesë ushtarë të NATO

Kabul, 8 gusht, NOA - Pesë ushtarë të NATO-s janë vrarë në jug të Afganistanit gjatë 24 orëve të fundit.

Dy nga të vrarët janë amerikanë, të cilët humbën jetën gjatë një sulmi të kryengritësve. Dy ushtarët danezë u vranë nga një bombë, kurse ushtari i pestë, kombësia e të cilit nuk bëhet publike është vrarë nga një bombë artizanale.

Numri i ushtarëve të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti ka shkuar në 422.

NOA

KOMENTE