English

Ambasadori i OSBE: Në Maqedoni s'ka skenarë për konflikt

Shkup, 8 gusht, NOA - Në prag të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, dokument i cili ndërpreu konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Hoze Luis Herero thotë se marrëveshja u tregua instrumenti më i mirë për stabilitetin e vendit.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të themi se marrëveshja siguroi paqen dhe stabilitetin në vitin 2001. Kjo marrëveshje ishte instrumenti bazë në atë kohë që të arrihej kompromisi, që ishte e vështirë”, deklaroi Herero.

Sipas tij, nëntë vite nga nënshkrimi i Marrëveshje së Ohrit në Maqedoni është shënuar progres në shumë fusha, por se mbeten akoma probleme që duhet zgjidhur.

“Situata nuk është perfektë, akoma ka mjaftë probleme, por, sido qoftë është më mirë se më parë. Kemi një qeveri koalicioni e cila ballafaqohet me disa probleme të caktuara, por sido qoftë është qeveri koalicioni. Kemi Ligjin e Gjuhëve, kemi një sistem arsimor i cili garanton të drejtat e të gjitha bashkësive. Dua të them se prej vitit 2001 është shënuar një sukses i madh në shumë fusha”, deklaroi Herero për RFE.

Kreu i OSBE thotë se, për dallim nga viti 2001 kur në Maqedoni ekzistonte një skenar për konflikt, tashmë ky skenarë nuk ekziston fare.

NOA/INA

KOMENTE