8 gusht, NOA - Dy astronautë amerikanë kanë zhvilluar një ecje tetë orëshe në hapësirë, një nga ecjet më të gjata në historinë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Burimet e NASA-s pohojnë se janë të nevojshme edhe dy ecje shtesë në hapësirë për të përfunduar rregullimin e sistemit ftohës në SNH.
Sistemi ftohës, pak ditë më parë, doli pjesërisht nga puna në mënyrë të papritur.
NASA tha se defekti është serioz, por nuk rrezikon jetën e astronautëve amerikanë dhe rusë që gjenden atje.
NOA/RFE