English

E lë e dashura, masakron me grushte një kalimtare

Milano, 8 gusht, NOA – Pasi e ka lënë e dashura, një i ri ukrahinas nga “dëshpërimi” ka sulmuar me grushta dhe me shkelma një grua që kalonte në rrugë. Gruaja, një shtetase filipinase që ka qenë për turizëm në Itali, është gjendur nën sulmin barbarë të të riut dhe ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka nodhur në Milano të Italisë, dy ditë më parë. Ndërsa motivet absurde të krimit u zbuluan vetëm më vonë nga hetuesit.

Gruaja 41 vjeçare kishte marrë dëmtime të rënda në kokë. Policia ka mbrritur në vëndngjarje dhe ajo që kanë parë ka qenë me të vërtetë e tmerrshme. Për rreth 10 metra, vendi ku kish nododhur sulmi ka qenë i lyer me gjak.

Viktimës i ishte thyer nofulla si pasojë e goditjes së fortë.

NOA

KOMENTE