English

Finlandë, vdes nga asfiksia finalisti rus i Kampionatit Botëror të Saunas

Helsinki, 8 gusht, NOA - Është mbyllur me një fund tragjik finalja e kampionatit botëror të saunas, që u zhvillua në Finlandë.

Njëri prej finalistëve vdiq si pasojë e asfiksisë gjatë qëndrimit në dhomën e saunas.

Sipas organizatorëve sportisti rus humbi ndjenjat pas qëndrimit për 6 minuta në një temperaturë 11 gradë celcius.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet ndërprenë zhvillimin e kampionatit, ndërsa policia filloi hetimet për ngjarjen. Sipas organizatoreve pjesëmarrësit në këtë kampionat, kanë pasur vërtetimet mjekësore, që i lejonin ata të zhvillonin këtë aktivitet.

Në kampionatin e sivjetshëm botëror të saunas morën pjesë 136 lojtarë nga 35 vende.

Sipas organizatorëve, kjo ngjarje i jep fund njëherë e mirë zhvillimit të këtij kampionati.

mit/NOA
KOMENTE