Berlin, 8 gusht, NOA - Qeveria gjermane e ka kritikuar ashpër sulmin e përgjakshëm ndaj një grupi mjekësh ndërkombëtarë në veri-lindje të Afghanistanit.
"Kërkojmë zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje frikacake dhe ndërshkimin e përgjegjësve", deklaron zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin.
"Ky sulm dëshmon domosdoshmërinë e vazhdimit të punës së bashkësisë ndërkombëtarë për stabilizimin dhe rindërtimin e vendit", thuhet më tej në deklaratën e qeverisë gjermane.
Në provincën Badaskan u pushkatuan 10 bashkëpunëtorë të organizatës së krishterë për ndihmë "International Assistance Mission" (Misioni Ndërkombëtar për Ndihmë), ndër ta edhe një gjermane.
Bashkëpunëtorët e tjerë të kësaj organizate vinin nga SHBA-s, Britania e Madhe dhe Afghanistani.
Talebanët radikal-islamik ka marrë ndërkohë përgjegjësinë për këtë sulm. “Të vrarët ishin spiunë të SHBA-s dhe misionarë të fesë së krishterë”, u shpreh një përfaqësues i Talibanit.
NOA/DV