Fier, 8 gusht, NOA, Update – Policia e Fierit ka bërë të mundur identifikimin e personit që ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit.
Viktima është 22 vjeçari Nelson Lika, i cili po udhëtonte me automjetin e “Benz Mercedes” me targa, FR 5639 B. Aksidenti mendohet se ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, i cili pasi është ka thyer brezin mbrojtës në afërsi të urës ka përfunduar në lumë.
Më pas makina është fundosur në ujë, gjë që e ka bërë dhe më të vështirë nxjerrjen e trupit të viktimës. Policia ka deklaruar se personi ka qenë i vetëm në makinë.
Ndërkohë që në momentet e para është dyshuar për një tragjedi më të madhe, duke qenë se dëshmitarët që kanë parë aksidentin kanë dyshuar për një numër më të madh pasagjerësh që kanë qenë në makinë.
NOA