Grozni, 8 gusht, NOA – Dy militantë dhe një oficer policie janë vrarë në një përleshje të armatosur në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.
Ministria e Brendshme e Rusisë lajmëroi se dy militantët gjendeshin në një apartament në kryeqytetin çeçen.
Sipas zyrtarëve rusë militantët njiheshin si sulmues të rregullt të forcave ruse të sigurisë.
Incidentet e sigurisë në mes të forcave të rendit dhe militantëve janë të zakonshme në Çeçeni, qendër e dy luftrave të përgjakshme.
mit/NOA