English

Kampionati i saunës, vdes nga temperatura 110 gradë garuesi rus

Heinola, (Finlandë), 8 gusht, NOA – Ka përfunduar me një tragjedi kampionati botëror i saunës në Finalandë. Një prje garuesve nuk i ka rezistuar temperaturës së lartë dhe ka humbur jetën. Ai ka qëndruar për 10 minuta në temperaturën 110 gradë celsius.

Viktima është finalist, rus Vladimir Ladyzhensky. Ai ishte duke garuar me finlandezin Kaukonen Timo. Të dy finalistët u shtruan në spital me djegie të rënda, por kampioni rus nuk arriti të rimerrte veten.

Organizator i konkursit, Osi Arvela u shpreh se të gjithë u janë të pikëlluar nga kjo humbje, por rregullat ishin ndjekur të gjitha. Ai tha se të gjithë

konkurrentët e ishin kontrolluar nga mjekët dhe ishin pajisur me një certifikatë.

Kampionati i saunës zhvillohet që nga viti 1999 në Heinola të Finlandës. Konkurrentët hyjnë në sauna në temperaturën 110 gradë. Fituesi është ai që qëndron më gjatë.

NOA

KOMENTE