Kinë, 8 gusht, NOA - Mediat kineze raportojnë për së paku 80 të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendur. 2000 persona të tjerë llogariten si të zhdukur nga kjo katastrofë.
Zonat më të goditura janë në veriperëndim të Kinës, të cilat popullohen kryesisht me tibetanë.
Si pasojë e motit të keq, gjatë këtij viti në Kinë, kanë vdekur mbi 1100 njerëz derisa qindra të tjerë llogariten të humbur.
NOA/RFE