English

Kinë, të paktën 127 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Pekin, 8 gusht, NOA - Të paktën 127 persona kanë humbur jetën dhe 2 000 të tjerë konsiderohen të humbur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në krahinën Gansu, në veriperëndim të Kinës.

Rrëshqitjet e dheut u shkaktuan pas shirave të rrëmbyeshëm, që përfshinë zonën e banuar, më së shumti nga tibetianë.

Sasitë e mëdha të reshjeve bënë që lumi Bailong të dalë nga shtrati, duke përmbytur qindra hektarë tokë. Siç konfirmon stacioni televiziv “Kina e Re”, janë mbi 50 000 persona, që janë prekur nga përmbytjet. Autoritetet kanë dërguar në zonë 2 800 forca të ushtrisë dhe 100 mjekë për të përballuar gjendjen dhe për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Zona është vizituar edhe nga kryeministri kinez Uen Xiabao, ndërsa presidenti i vendit Xu Xintao ka bërë thirrje, që ekipet e shpëtimit të bëjnë ç’ është e mundur për të shpëtuar jetët njerëzore.

Perveç gjendjes kaotike, reshjet kanë shkaktuar edhe mungesë të energjisë elektrike.

Në vitin 2010 nga permbytjet në Kinë kanë humbur jetën 2 100 persona.

mit/NOA
KOMENTE