English

Laç, kanosi 58 vjeçarin, arrestohet autori, i sekuestrohen armë luftarake

Laç, 8 gusht, NOA – Policia ne Lezhës ka prangosur sot një person pasi kishte kanosur me vrasje, për motive të dobëta, një tjetër.

Burime nga policia e Lezhës i thanë korrespondentit të agjencisë NOA si sot pasdite në orën 16.00 u arestua në flagrancë 49 vjeçari Gjovalin Gjok Lleshi, nga qyteti Laç i rrethit të Kurbinit.

Arrestimi i Gjovalin Lleshit u bë, pasi në 7 korrik, rreth orës 09.50, një 58 vjeçar me iniciale Z. Ll, po me banim në Laç, kishte bërë bërë kallëzim penal ndaj të arrestuarit.

Sipas kallëzuesit Gjovalin Lleshi një ditë më parë kishte shtënë me armë në oborrin e banesës së shtetasit Z.Ll., për motive të dobëta, në kohën kur pronari i shtëpisë punonte në pronën e tij.

Pas informacioneve strukturat e policisë së Lezhës ushtruan kontroll në banesën e Gjovalin Lleshit, ku gjetën dhe sekuestruan si provë materiale një automatik tip ML; 2.55 copë fishekë; 3. 17 copë kapsolla detonatore dhe 4.6 metër fitil zjarrpërcjellës.

Po ashtu u gjet dhe sekuestrua edhe një gëzhojë mod-56, të cilat do të dërgohen për ekspertim të mëtejshëm në laborator.

49 vjeçari Gjovalin Lleshi akuzohet për veprat penale të kanosjes dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake, akuza për të cilat po ndiqet penalisht nga prokuroria e Kurbinit.

mit/NOA
KOMENTE