English

Li Zhiming – Burri që 6 muaj fle dhe 6 muajt e tjerë rri zgjuar

Pekin, 9 gusht 2010, NOA - Li Zhiming, një 74 vjeçar kinez i ka çuditur mjekët: gjashtë muaj të vitit ai fle dhe pjesën tjetër rri zgjuar. Familja ankohet se i duhet të kujdeset për të gjatë kohës që ai fle. Ata thonë se e ushqejnë atë me supë duke ia hedhur me një gyp në fyt si dhe i ndërrojnë panolinat, pasi ai nuk mund të zgjohet për të shkuar në banjë.

"Ne nuk mund të zgjojmë atë. E kur ai zgjohet - thotë Fu Yip, 42 vjeçe, nusja e djalit- nuk ka gjumë, shëtit nëpër rrugë gjatë natës për të kaluar kohën, ose shikon televizor".

Mjekë thonë se janë të "hutuar" nga gjendja e tij dhe nuk ofrojnë asnjë shpjegim.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Anizel23:08 - 01 Tetor 2010
    ...........Nese ka ne Shqiperi ndonje te tille te shkruaje ne kete faqe.......