English

Meta në Siri, takon presidentin Alassad: Bashkëpunim në OKB dhe OKI

Damask, 8 gusht, NOA – Shqipëria dhe Siria do të intensifikojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në organizata ku bëjnë pejsë, duke nisur nga ajo e Kombeve të Bashkuara dhe deri në Konferencën Islamike.

Ky është mesazhi i përcjellë nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar sot në Damask me Presidentin Bashar Alassad. Metya dhe Alassad ka diskutuar për perspektivën e re të marrëdhënieve dypalëshe.

“Meta-Alassad, konfirmuan bashkëpunimin në kuadër të Bashkimit për Mesdheun, Aleancës së Qytetërimeve, OKB, OKI, etj”, njofton Zyra e Shtypit e Ministrisë së Jashtme.

Meta dhe Alassad kanë theksuar dhe nevojën e plotësimit të kuadrit të marrëveshjeve dypalëshe.

Presidenti sirian Alassad ka vlerësuar rolin e komuniteti shqiptar në Siri, duke e cilësuar atë si urë lidhëse mes dy vendeve. Gjithashtu ai ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe “hapjen e Shqipërisë ndaj botës”.

Ai ka shprehur vlerësime dhe për diplomacinë aktive të Shqipërisë. Nga ana tjetër Meta e ka njohur presidentin sirian dhe me zhvillimet në rajon. Ai është ndalur në pavarësinë e Kosovës duke e cilësuar atë si një realitet të pakthyeshëm.

Meta është shprehur se pas vendimit të GJND, rajoni ka hyrë në një faze të re.

NOA

KOMENTE