Tiranë, 9 gusht 2010, NOA- Në botë ka disa qytete që kanë emra me të vërtetë të pazakontë, shumë të gjatë dhe të pashqiptueshëm.
Qyteti që ka emrin më të gjatë është Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës. Bangkok, në fakt, në Tajlandë emërtohet me 169 shkronja “Krungthepmahanakhon Amonrattanakosin Mahintharayutthaya Mahadilokphop Noppharatratchathaniburirom
Udomratchaniwetmahasathan Amonphimanawatansathit Sakkathattiyawitsanukamprasit”, (Qyteti i engjëjve, qyteti i madh, qyteti i gëzimit të përjetshëm, qyteti i papërshkruar i Perëndisë Indra, kryeqyteti i mrekullueshem i botës me gur të çmuar, qyteti i lumtur, një qytet i bekuar nga Indra dhe ndërtuar për Vishnukam...).
Por Bangkok nuk është qyteti i vetëm që ka një emër aq të gjatë dhe të pashqiptueshëm. Në Zelandën e Re, për shembull, është:“Taumatawhakatangihangakoauauotamateaturipukakapikimaungahoro-nukupokaiwhenuakitanatahu”, një vend afër Porangahau.
Kuptimin i tij është: “skaji i vendit, ku Tamatea, njeriu me gjunjë të mëdha rrëshqiti, u ngjit dhe gëlltiti male, duke ecur kësaj toke, i cili është i njohur si hamës i tokës e luajti me flautin e tij për të dashurën”.
Pa shkuar aq larg, ne mund të shikojmë më afër për të zbuluar se edhe në Mbretërinë e Bashkuar është një vend me emër të pazakontë.
Në Uells në fakt, është qyteti “'Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch”, emri i të cilit do të thotë 'Kisha e Shën Marisë në luginën e bardhë, pranë dhe kisha e San Tysilio afër shpellës së kuqe”.
Por ky emër i pazakontë është rezultat i një transaksioni biznesi të hartuar nga vendasit në shekullin e nëntëmbëdhjetë.
Fshati, i njohur fillimisht si Llanfair Pwllgwyngyll, për shkak të ndryshimit të emrit ka fituar titullin e qytetit me emrin më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai është bërë një ndalesë për turistët dhe kuriozët.
a.e./NOA