English

Tërmet në Kretë të Greqisë

Kretë, 8 gusht, NOA – Një tërmet i shkallës 4.8 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi. Autoritetet lokale kanë njoftuar se lëkundjet janë ndjerë gjatë në ishullin që në këtë stinë është i tejmbushur me turistë.

Ndërkohë që nuk raportohet për dëme. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det disa kilometra larg ishullit. Kjo zonë e Greqisë njihet për aktivitetin e lartë sizmik. Greqia renditet në vendet e Europës me më shumë tërmete. Gati gjysma e tërmeteve që bien në Europë regjistrohen në Greqi. Lëkundja më e madhe e tërmetit të sotëm është ndjerë në jug të ishullit në qytetin Heraklion, i cili është dhe qyteti më i madh.

NOA

KOMENTE