English

Turqi, zgjidhet ngërçi mes qeverisë dhe ushtrisë për emërimet e ushtarakëve të lartë

Ankara, 8 gusht, NOA – Autoritetet e larta të Turqisë kanë arritur një marrëveshje sa i përket emërimeve në dy poste të rëndësishme ushtarake.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se me arritjen e marrëveshjes, propozimet do t'i dërgohen për miratim presidentit sonte në mbrëmje.

Emërimi i shtarakeve të lartë bëhet nga Këshilli i Lartë Ushtarak, që drejtohet nga kryeministri dhe përbëhet nga drejtuesit kryesorë të ushtrisë.

Kjo marrëveshje u kërkua pasi mes qeverisë aktuale të Erdogan dhe krerëve të ushtrisë turke ekzistojnë mospajtime të thella.

Mosmarëveshjet mes qeverisë turke dhe ushtrisë janë krijuar vitet e fundit pasi partia në pushtet e rexhep Taip Erdogan ka rrënjë islamike.

Ushtria në Turqi mbron shtetin sekular, duke u mbështetur në parimet kushtetuese të vendosura nga themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Ataturk.

mit/NOA
KOMENTE