Fier, 8 gusht, NOA- Një makinë ka rënë në ujrat e lumit Seman në Fier, në afërsi të Urës së Mbrostarit. Sipas raportimeve paraprake mendohet se në makinë kanë qënë katër persona. Shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
Policia ka arritur të nxjerrë vetëm një person deri tani nga makina e cila gjendet thuajse e fundosur në ujin e lumit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se një personi që është nxjerrë nga makina është një djalë i ri.
Makina mendohet se ka dalë nga rrugë dhe nuk ka pasur përplasje me ndonjë automjet tjetër.
NOA (Vijon..)