Nju Jork, 8 gusht, NOA - Toni Judt, një nga historianët më të respektuar të historisë së Evropës është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare. Judt është autor i librit me titull "Paslufta", një botim prej 900 faqesh mbi historinë moderne të Evropës.
Historiani britanik u nda nga jeta në Nju Jork, ku punonte prej vitesh.
Judt, njihet dhe si një ndër kritikët e idelogjisë së majtë hebreje, të cilës i përkiste në rininë e vetë. Historiani nuk ka kursyer nga kritikat as shtetin izraelit.
NOA