Tiranë, 8 gusht, NOA - Një person i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e ditës së sotme duke u vetëvarur me litar. Viktima quhet Përparim Hysi dhe ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në zonën e Kinostudios.
Viktima është gjetur nga kalimtar të rastësishëm. Ndërkohë që Hysi kishte lënë në afërsi të trupit një karton, ku kishte shkruar amanetet e fundit për familjen. Sipas dëshmitarëve, Hysi kishte lënë të shkruar në kartonin që ju gjet afër amanetin që të afërmit të rrisnin fëmijët e tij.
Viktima rreth 33 vjeç kishte përdorur një litar të cilin e kish lidhur në një pemë për të bërë vetëvrasjen. Gjithashtu policia informoi se pranë trupit të tij u gjet dhe një shishe alkoli.
Mendohet se depresioni, problemet me alkolin dhe gjendja e rëndë ekonomike kanë qenë arsyet që e kanë detyruar 33 vjeçarin Hysi që t’i jap fund jetës.
Policia, ndërkohë, ka nisur të marrë në pyetje familjarët dhe njerëzit që kanë pasur kontaktet e fundit me personin që vrau veten.
NOA