English

Aksidentoi një të ri ndërsa ngiste makinën nën ndikimin e alkoolit, ndalohet shoferi

Durrës, 9 gusht, NOA – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetasi 38 vjeçar me iniciale P.B, pasi aksidentoi me automjetin e tij një të ri me motoçikletë.

Sipas burimeve zyrtare procedimi penal ndaj të ndaluarit erdhi për shkak se rreth orës 14.00, të 7 gushtir, ky shtetas duke drejtuar mjetin me targë DR 8287 E, në segmentin rrugor Muzeu i Dëshmorëve-Prefektura, në afërsi të Gjykatës së rrethit ka aksidentuar 17 vjeçarin M.D, banues në Durrës.

17 vjeçari bëhet e ditur se po kalonte përgjatë këtij segmenti rrugor të Durrësit me motoçikletën e tij me targë TR 483 E, në momentin kur është përplasur nga makina.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, 17 vjeçari i aksidentuar ka dalë nga spitali dhe është kthyer në banesën e tij.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit.

Sipas policisë, në momentin e përplasjes, e cila fatmirësisht e lëndoi pa pasoja të rënda 17 vjeçarin, drejtuesi i automjetit ishte nën ndikimin e alkoolit të konsumuar më parë.

Drejtuesi i automjetit, 38 vjeçari P.B. po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të makinës në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie me vete.

mit/NOA
KOMENTE