Lexoni: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
Tiranë, 9 Gusht, NOA – Ditën e sotme autoritetet shtetërore do të zhvillojnë ceremoninë përkujtimore për katër 'Dëshmorët e Atdheut' të rënë në krye të detyrës, një vit më parë në atë që u quajt “masakra Dajti” me protagonist te akuzuarin Dritan Dajti.
Bëhet fjalë për dëshmorët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari e Kastriot Feskaj, të cilët ranë në operacionin e organizuar në Durrës për kapjen e të shumëkërkuarit nga policia, Dritan Dajti.
E ndërsa ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e burgut, për shkak se është paralizuar në njërën këmbë, pas plagosjes në masakrën e 7 gushtit të vitit të kaluar, autoritetet sot do të përkujtojnë 4 dëshmorët që ranë në ndjekjen e tij.
n.e/NOA
Lexoni edhe: Spekulime për Dajtin te "Hakmarrja", flet Orik Shyti: Berisha ka ndryshuar taktikë