Londër, 9 gusht, NOA - Omar Bin Laden, i biri i kreut të organizatës terroriste Al Kaeda, pret binjakë, nga gruaja e tij britanike, Jane Felix-Broun, e cila mbeti shtatzënë falë fertilizimit in vitro.
Çifti, të cilët nuk mund të kenë fëmijë, janë gjetur nëpërmjet një vendi të specializuar në afrimin e grave, të cilat ofrojnë shërbim për çiftet me probleme.
Gruaja në fjalë, në fakt i ka tashmë edhe dy fëmijë të tjerë.
Ndërkaq, mësohet se Omar jeton në Katar dhe nuk mund të hyjë në Britani.
Ai ishte diagnostikuar si skizofren, pasi thoshte se kishte dëgjuar zërin e babait, Osama, në kokën e tij.
Gruaja e tij, shpreson se fëmijët e tij mund të shkojnë në shkollë në Mbretërinë e Bashkuar.
"Kur bëra ekon, pashë menjëherë se kisha dy fëmijë dhe fillova të qaj. Unë isha e tronditur", tregon ajo. Gruaja e djalit të Bin Laden shkoi në Angli vetëm për të mësuar rreth shtatzënisë së saj. Ajo flet çdo ditë me Omar, dhe javën e ardhshme do të shkojë në Katar për ta parë atë.
n.e/NOA