Durrës, 9 gusht, NOA – Duke drejtuar një motoçikletë pa targa ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge e për pasojë është dëmtuar.
Kështu ka ndodhur me një 23 vjeçar nga Durrësi, me iniciale B.Sh., i cili pas vetëaksidentimit po ndiqet edhe penalisht në gjendje të lirë nga policia.
Burime nga kjo polici konfirmuan në vendngjarje se drejtuesi i motoçikletës, mbrëmë rreth orës 24.15, ndërsa po kalonte në lagjen Nr.15, tek vendi i quajtur “Tre Çezmat”, duke drejtuar një motoçikletë pa targa ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.
Si pasojë e rrëzimit 23 vjeçari është dëmtuar dhe tashmë ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
23 vjeçari B.Sh, me tetë klasë arsimim, po ndiqet tashmë në gjendje të lirë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
mit/NOA