English

INSTAT: Çmimet, rënie me 0.5% në muajin korrik

Tiranë, 9 Gusht, NOA - Çmimet e konsumit, në muajin korrik krahasuar me një muaj më parë shënuan ulje prej 0.5%, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë ulur me 3.4%.

Këto shifra komunikohen nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.3% dhe brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 8.2% vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.

Ndërkaq, sipas INSTAT, ulje të çmimeve gjatë muajit korrik pati dhe në disa nëngrupe të tjera të grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” si “fruta” 3.3%; “peshk” 0.6 % apo “qumësht, djathë e vezë” 0.2% etj.

Kurse indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1%, brenda të cilit, çmimet e këpucëve shënuan një ulje prej 0.2%.

Sa u përket grupit “Shëndeti” shënoi një rritje prej 0.2%, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të shërbimeve mjekësore me 0.2% dhe të medikamenteve me 0.1%.

Në fund, INSTAT konfirmon se gjatë këtij muaji çmimet e karburantit ishin të vetmet të cilat pësuan një rritje të lehtë krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht, ai i naftës u rrit me 0.1%, ndërsa çmimi i benzinës u rrit me 0.2%.

n.e/NOA

KOMENTE