English

Metalurgët e Elbasanit, pritet të hyjnë sot në grevë urie

Elbasan, 9 Gusht, NOA – Pasi kanë mëse një javë në një grevë të përgjithshme, punonjësit e Metalurgjikut në Elbasan, kanë paralajmëruar ditën e sotme se do të futen në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Madje kanë caktuar edhe një afat konkret kohor, siç është ora 12.00, për të iniciuar grevën e urisë që sipas tyre, do të ndërmerret nëse drejtuesit e kompanisë “Kurum”, nuk ndërmarrin hapa konkretë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Po kjo kompani e ka cilësuar si të paligjshme këtë grevë dhe ka pohuar se nëse ajo vazhdon, edhe ajo do të bëjnë si punëtorët, pra, do ta ndërpresë punën.

Shkak i protestave të njëpasnjëshme është bërë dhuna e ushtruar nga drejtues të kompanisë “Kurum” ndaj një prej punonjësve të uzinës, por edhe për mungesën e kushteve në punë, si dhe pagat e ulëta të cilat sipas protestuesve nuk kanë ndryshuar prej vitesh.

Protesta është organizuar nga ana e Sindikatës së Punëtorëve të Industrisë në bashkëpunim me punëtorët e uzinës së Çelikut dhe asaj të Petëzimit. n.e/NOA

KOMENTE