English

Mia përgënjeshtron Kembëllin: Më tregoi mua për diamantin

Hagë, 9 Gusht, NOA – Ndërsa supermodelja Naomi Kembëll pak ditë më parë në Gjykatën e Hagës, u shpreh se nuk e njihte personin që i kishte dhënë diamantin e përgjakur, e madje se as që e dinte se në çantën e dhuratës fshiheshin të tillë, aktorja Mia Farrou ia ka rrëzuar këtë dëshmi me atë që dha vetë para kësaj gjykate.

Kështu, Farrou dëshmoi ditën e sotme duke thënë se Naomi ia kishte besuar sekretin që diamantin e kishte marrë prej Çarls Tejlor.

“Ajo më tha që atë natë ishte zgjuar në hotel, kur disa persona trokitën në derën e saj me një diamant të stërmadh. Ata ishin dërguar prej Çarls Tejlor”, tha aktorja para Gjykatës së Hagës.

Këtë diamant supermodelja Naomi Kembëll e kishte marrë si dhuratë nga Tejlor, në një darkë në vitin 1997 në shtëpinë e Nelson Mandelës.

Ndërsa ish-presidenti i Liberisë, Çarls Tejlor, gjykohet për krime në luftën civile në Siera Leone dhe konkretisht akuzohet se "diamantët e përgjakur" ka armatosur kryengritësit e këtij vendi.

Në atë periudhë janë vrarë rreth gjysmë milion njerëz ndërsa 4.5 milionë u detyruan të braktisin shtëpitë.

n.e/NOA

KOMENTE