English

Nesër admirali Fitzgerald viziton FSK-në

Prishtinë, 9 gusht, NOA - Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald pritet që ditën e nesërme të vizitojë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in.

Konkretisht, bëhet me dije se Fitzgerald, i cili do të shoqërohet gjatë vizitës së tij në Kosovë nga komandanti i trupave paqeruajtëse të KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, do të vizitojë lokalitetin Harilaç ku efektivat e FSK-së zhvillojnë një operacion humanitar deminimi.

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke punuar me sukses në pastrimin e fushave të minuara, duke zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun për popullatën nga plagosjet apo vrasjet nga mjetet e pashpërthyera.

Ndërkaq, admirali Mark Fitzgerald ka qenë edhe para pak javësh për një vizitë në Kosovë, ku u deklarua lidhur me vazhdimësinë e misionit të trupave KFOR aty.

n.e/NOA

KOMENTE