Tiranë, 9 Gusht, NOA – Ditën e nesërme, pritet që nga Ambasada Italiane të shpallen fituesit e universiteteve italiane, për ato degë të cilat nuk kanë nevojë për konkurs.
Kjo daton sipas listës së datave të publikuara nga ky institucion për pranimet në të gjitha universitetet italiane, për ku janë interesuar studentët shqiptarë.
Kështu, bëhet me dijeni se për degët ku përdoret konkursi, gara nis më 1 shtator, ku fillimisht studentët do të testohen për njohuritë në gjuhën italiane.
Ndërsa një ditë më pas, pra në 2 shtator, do të zhvillohet konkursi i pranimit për degët Mjekësi dhe Kirurgji.
E më tej, vijojnë datat e konkursit për degët e Stomatologjisë më 3 shtator, të Mjekësisë Veterinare më 6 shtator, Arkitektura më 7 shtator, ndërsa në 8 shtator, do të zhvillohet konkursi i pranimit për Profesionet e Shëndetësisë.
Ndërkaq, është lënë me zgjedhje për ata që nuk do të mund të fitojnë këto konkurse, të mund të regjistrohen më pas në një degë tjetër.
Në fund, brenda datës 12 dhjetor 2010 universitetet italiane do të bëjnë me dijeni nëse ka ende vende të lira në fakultetet e tyre.
n.e/NOA