English

Zjarret përpijnë 10 milionë ha tokë në Rusi, rrezikohet një central atomik

Moskë, 9 gusht, NOA – Plot 10 milionë hektarë tokë është sasia e hektarëve të përpirë nga zjarri në Rusi, të cilat kanë qenë të mbjella me tonë të tërë gruri dhe drithërash të tjera.

Ky është bilanci tragjik që vjen nga vendi i kapluar nga i nxehti i padurueshëm i ditëve të fundit, i cili sot ka rrezikuar të përfshijë në flakët e zjarrit edhe një central atomik.

Ndërkaq, autoritetet ruse i frikësohen një vale epidemie, sidomos kolerës, e cila mund të përhapet me valën e zgjatur të të nxehtit, i cili ka goditur vendin.

"Ne kemi frikë importimin e kolerës nga Azia juglindore, Pakistani përshembull, ku gjendja nuk është e mirë," tha shefi i mjekësore shëndetësore Ghennadi Onishenko. Shërbimet shëndetësore, shtoi ai, "kanë forcuar kontrollin e sëmundjeve ngjitëse" për shkak të disa sinjaleve, të tilla si përhapja e rasteve të gastroenterit akut dhe përkeqësimit të cilësisë së ajrit në 52 nga 83 rajonet ruse.

n.e/NOA

KOMENTE