English

Arrestohet spikeri i një televizioni lokal, ngacmoi seksualisht një futbollist

Selanik, 10 Gusht 2010 NOA - Një prezantues i një stacioni televiziv të Selanikut, kishte shkuar në një fushë futbolli që të fotografonte një sportist 17 vjeçar por në vend të merrej me këtë gjë, e ka ngacmuar seksualisht të miturin.

Sipas policisë, kur 17 vjeçari nga Armenia shkoi të ndërrojë rrobat që të dilte në fotografi, prezantuesi iu afrua dhe filloi ta ledhatojnë në organet e tij gjenetike dhe po e puthte në qafë.

Djali 17 vjeçar kishte mbetur i hutuar dhe nuk po reagonte,thjesht po shikonte, raporton Newsit.

Një person që pa ngjarjen, njoftoi menjëherë policinë e cila arrestoi prezantuesin dhe shoqëroi 17 vjeçarin.

I riu sportist tha në polici se nuk priste diçka të tillë nga një gazetar dhe gjatë hetimeve fliste i çuditur.

KOMENTE