English

Durrës, i vodhi portofolin një qytetareje, ndalohet 16 vjeçari

Durrës, 10 gusht, NOA – Disa ditë më parë i kishte vjedhur një shtetaseje portofolin. Por, burime nga policia e Durrësit thanë se ndaluan një 16 vjeçar me iniciale M.D, i dyshuar për vjedhjen e portofolit.

I arrestuari banues në lagjen Nr.2 në Durrës, u arrestua pas verifikimit dhe dokumentimit të ngjarjes së kallzuar nga qytetarja e interesuar.

Sipas policisë, 16 vjeçari i kishte vjedhur portofolin shtetases S.S, banuese në lagjen Nr.16/1 e quajtur si zona e Kënetës në Durrës.

Vjedhja kishte ndodhur në lagjen Nr.1 Durrës.

I riu po ndiqet penalisht për këtë vjedhje nga Prokuroria e Rrethit.

mit/NOA
KOMENTE