English

E rrallë/ I mbijeton 21 plumbave të policisë

Nju Jork, 10 Gusht, NOA update – Një 23-vjeçar nga Nju Jorku u ka mbijetuar të paktën 23 plumbave me të cilat është qëlluar nga policia gjatë një arratie.

I goditur nga policët me armë në bark, gjoks dhe këmbë, ai është tani në spital në një gjendje të qëndrueshme, madje të mirë shëndetësore.

Ekzaminimet mjekësore të deritanishme rreth te riut, flasin për një rekord të vendosur nga Angel Alvarez.

"Unë do të thosha se të mbijetosh nga më shumë se 20 plagë me armë zjarri, përbën një rekord", tha dr. Vincent Di Maio, i cili po e ndjek rastin e 23-vjecarit Angel Alvarez.

Sipas mjekut, çdo gjë varet nga vendi i trupit ku ju merrni goditjet.

“Një plumb në vendin e duhur mund t’ju vrasë, por besoj se një njeri mbijeton nëse plumbi nuk i shkon tamam aty ku kalon gjaku”.

Konkretisht, asnjë nga plumbat që ka marrë, nuk e ka goditur te riun në asnjë nga arteriet ose organet me rëndësi jetike.

Dr. Di Maio përmend më pas rastin e një njeriu në Teksas, të goditur dhjetë vjet më parë me 17 plumba, i cili gjithashtu është kuruar prej tij dhe ka mbijetuar.

n.e/NOA

KOMENTE