Havana, 10 Gusht, NOA – Pasi është rikthyer në parlament, ndërsa kishte munguar për 4 vite me radhë në jetën publike të vendit, ish-presidenti i Kubes, Fidel Kastro, në një intervistë për televizionin venezuelian ka deklaruar se presidenti amerikan duhet të ruhet mirë, pasi atë edhe mund ta vrasin.
"Fakti që askush nuk është vrarë deri tani, është një çështje fati. Mund edhe ta vrisnin, por unë nuk mendoj se ata e bëjnë tani. Megjithatë ai duhet mbrojtur dhe duhet të dijë të kujdeset për veten e tij”, është shprehur ai në lidhje me kreun e shtetit amerikan.
Ndërkaq, lidhur me postin e tij, ai ka deklaruar se puna e tij tani e tutje për qeverinë kubane, do të jetë ajo e një këshilltari të vërtetë.
Ndërsa mbi tensionet e krijuara në Amerikën e Jugut së fundi, duke përmendur ato në Kolumbi dhe Venezuelë, ai tha se nuk kanë për të krijuar konflikte të mëdha dhe se nuk ka asnjë gjasë që Venezuela ta sulmojë fqinjin e saj.
n.e/NOA