English

Në pikun e sezonit të pushimeve, çelet java e muzikës britanike

Aktivitete kulturore live te organizuara nga British Council, Vodafone dhe radio Club FM në pikun e sezonit të pushimeve. Dy banda të njohura të muzikës bashkëkohore të Britanisë së Madhe do të performojnë live për publikun shqiptar ne Tirane, Sarande, Vlore, Durrës, Korçë, në javën e muzikës Britanike ne Shqipëri

Tiranë, 10 Gusht 2010 NOA - British Council, Vodafone dhe Club FM hapin javën e muzikës britanike me koncerte live të grupeve angleze Tankus the Henge dhe The Martin Harley Band.

Mbrëmjen e 11 Gushtit në hotel “Rogner” në Tiranë, starton një maratonë koncertesh që do të mbahen më tej dhe në Sarandë në 12 Gusht, në Vlorë në 13 Gusht, në Durrës në 14 Gusht dhe në Korçë në 15 Gusht.

Përveç dy bandave qe do të performojnë në të gjitha aktivitetet neper qytetet kryesore te vendit do te luaje edhe DJ Piko nga Club FM.

Koncertet nëpër rrethe do të jenë të hapur për të gjithë të rinjtë dhe pushuesit që vendosin të kalojnë një mbrëmje ritmike me muzike te zgjedhur nga dy nder bandat me suksesshme në Britaninë e Madhe.

Java e muzikës britanike e organizuar nga British Council, Vodafone dhe Club FM sjell gjithashtu një risi për të gjithë admiruesit e muzikës bashkëkohore.

Çdo te shtune nga ora 19.00 deri ne 21.00 ekskluzivisht ne radion Club FM do te transmetohet programi ‘Selector’ me muzikën më të mirë nga Britania e Madhe.

“Selector” sjell te gjitha stilet e muzikës bashkëkohore si dhe ka realizuar intervista me disa nga artistet më të suksesshëm britanike, si Goldfrapp, Elbow, Estelle, Nitin Sawhney, Blur, Jazzie B dhe Wiley etj.

Rreth bandës “The Martin Harley Band”

Me poshte shikoni nje video te bandës:

{youtube}nU3bvqsxiOQ{/youtube}

The Martin Harley Band është nje trio akustike me një talent të veçantë repertori i të cilëve përmban disa nga stilet e muzikës, nga blues tek jazz apo folk, por luajnë edhe kompozimet e tyre. Audiencat ne mbare boten ku banda luan live janë dëshmitarë të një spektakli energjik dhe zbavitës. The Martin Harley Band mbërrijnë në Tiranë pas tureve ne France, Gjermani, Itali, Barbedos dhe Australi.

Rreth bandës “Tankus the Henge”

Banda Londineze Tankus the Henge krijojnë përzierjen e tyre te stileve muzikore nga freeform jazz-noise tek ritmet e valsit. Koncertet e tyre live vlerësohen si legjendare dhe krejtësisht të veçanta shpeshherë shumëngjyrëshe dhe kaotike.

Me poshte shikoni nje video te bandës:

{youtube}1Uhu8IrU4Bs{/youtube}

Kalendari:

Tirana 11 Gusht, 0ra 20.30 Rotel Rogner

Saranda 12 Gusht, ora 20:30 Sheshi i Limanit

Vlorë 13 Gusht, ora 20:30 Sheshi pranë Shkollës së Marinës

Durrës 14 Gusht, ora 20:30 Sheshi Taulantia

Korçë 15 Gusht, ora 20:30 Parku Rinia

KOMENTE