Prishtinë, 10 Gusht 2010 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me NATO-n, si dhe për zhvillimet në vend, me ç’rast Presidenti Sejdiu e informoi admiralin Mark Fitzgerald për zhvillimet e reja pas mendimit shumë të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e vendit tonë.
Ai gjithashtu falënderoi NATO-n për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit tonë, në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e tij, Admirali Fitzgerald theksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.
a.b/NOA