English

Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup, nis në shtator

Shkup, 10 Gusht, NOA – Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë përurimit të një rruge në Kaçanik të Vjetër, ka konfirmuar se gjatë muajit të ardhshëm do të finalizohet projekti i autostradës Shkup-Prishtinë, i cili projekt do të shkojë sipas procedurave të aeroportit drejt koncensionimit.

Autostrada Prishtinë-Shkup parashihet të jetë në gjatësi prej rreth 60 kilometrash dhe kryesisht nuk do të ndërtohet në rrugën ekzistuese.

Ndërtimi i kësaj autostrade do ta shkurtojë në masë të madhe gjatësinë e rrugës, krahasuar me atë ekzistuesen.

Kjo autostradë, gjithashtu parashihet që të lidhet edhe me Malin e Zi, duke filluar Prishtinë-Pejë-Mali i Zi.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Maqedonia dhe Kosova kanë shprehur dëshirën për ndërtimin sa më të shpejtë të autostradës Prishtinë-Shkup.

INA-NOA

KOMENTE